Telegrafi

Me një foto nga pushimet, Genta Ismajli vazhdon ta fsheh shtatzëninë

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Prej kohësh është komentuar për një pritej të ëmbël të këngëtares, Genta Ismajli.

Ajo dhe i dashuri i saj turk, Huseyin Usta, thuhet se po bëhen prindër për herë të parë, por asnjëherë nuk e ka pranuar një gjë të tillë publikisht.

Në fotografi që Genta dhe partneri i saj kanë ndarë me adhuruesit në rrjetet sociale është vënë re një ndryshim i këngëtares sidomos në kilogram.

Këngëtarja nga Gjilani kohëve të fundit ka shtuar peshë e gjë e cila ka ngjallë dyshime për një shtatzëni të mundshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

Kur ende mbetet e pakonfirmuar, Genta ka postuar edhe një imazh të ri në Instagram, ku shihet në një anije gjatë pushimeve, ndërsa tenton ta fsheh barkun.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Genta ka kohë që është distancuar nga muzika, duke iu përkushtuar kështu jetës private dhe partnerit të saj.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunim me Marselin “Ça me bo”. /Telegrafi/