NASA së fundmi lëshoi foto të reja nga Marsi të bëra nga roveri i saj Perseverance dhe një foto duket se i ka hutuar njerëzit aq shumë, sa NASA ka vendosur të shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë.
Gjegjësisht, në një nga fotot nga Marsi shihet një hark që duket si ylber.
Në përshkrimin e fotografisë në Twitterin zyrtar nga NASA, ata shpjeguan se është e pamundur të shohësh një ylber në Mars dhe zbuluan se çfarë është, transmeton Telegrafi.
Many have asked: Is that a rainbow on Mars? No. Rainbows aren't possible here. Rainbows are created by light reflected off of round water droplets, but there isn't enough water here to condense, and it’s too cold for liquid water in the atmosphere. This arc is a lens flare. pic.twitter.com/mIoSSuilJW
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) April 6, 2021
“Shumë kanë pyetur nëse është një ylber në Mars. Jo. Ylberët nuk janë të mundshëm këtu. Ylberi krijohet kur drita reflektohet në pikat e ujit, dhe këtu nuk ka mjaft ujë për t’u kondensuar dhe është shumë e ftohtë për të pasur ujë të rrjedhshëm. Ky hark në të vërtetë është një shpërthim i lenteve”, shkruan ata. /Telegrafi/