Aktivistët në Mbretërinë e Bashkuar kanë “shpërfytyruar” një pikturë të Pikasos me një foto nga Gaza për të protestuar ndaj shitjeve të armëve për Izraelin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktivistët ngjitën shkurtimisht të mërkurën një foto të një nëne dhe një fëmije të gjakosur në Gaza mbi një pikturë të Pikasos në një galeri në Londër, duke bërë thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit.
Galeria Kombëtare tha se dy persona ishin arrestuar nga policia pas një incidenti që përfshinte veprën e Picasso-s të vitit 1901 “Motherhood” dhe se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm.
🚨 NATIONAL GALLERY PAINTED RED
🎨 Under Picasso’s ‘Motherhood’, paint as red as the blood on the UK government’s hands is poured onto the floor.
📢 Young people will be disrupting in their cities from Nov 11. Be there: https://t.co/rqU3OswTSi pic.twitter.com/PRbaf76W97
— Youth Demand (@youth_demand) October 9, 2024
Grupi “Youth Demand” tha se dy protestues ngjitën një fotografi të nënës dhe fëmijës në kapakun mbrojtës të xhamit mbi veprën e Picasso-s.
Dhe një video në mediat sociale e postuar nga grupi tregoi një roje sigurie duke hequr foton.
🚨 NATIONAL GALLERY PAINTED RED
🎨 Under Picasso’s ‘Motherhood’, paint as red as the blood on the UK government’s hands is poured onto the floor.
📢 Young people will be disrupting in their cities from Nov 11. Be there: https://t.co/rqU3OswTSi pic.twitter.com/PRbaf76W97
— Youth Demand (@youth_demand) October 9, 2024
Një protestues bërtiti “Liri, Liri për Palestinën” derisa ata u nxorën nga aty dhe u arrestuan.
Ndërsa protestuesi ishte në dysheme, ata thanë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte “bashkëpunëtore në gjenocidin” në Gaza. /Telegrafi/