Një foshnje rreth një muaj e gjysmë ka ndërruar jetë në qytetin e Istogut.
Policia njofton se foshnja është dërguar pa shenja jete në QKMF, dhe se vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, bëhet e ditur nga policia.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/