Site icon Telegrafi

Një foshnje e vdekur në Spitalin e Pejës, babai dyshon për neglizhencë të stafit mjekësor

Foto: Ilustrim

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se gjatë procesit të lindjes së gruas së tij në Spitalin e Pejës ka vdekur foshnja e tyre.  

Telegrafi ka kontaktuar Spitalin, Prokurorinë dhe Policinë në Pejë dhe është në pritje të informatave më të detajuara.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se babai i foshnjës së vdekur dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes,  foshnja  ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version