Site icon Telegrafi

Një foshnje dhe një fëmijë trevjeçar në mesin e katër viktimave të incidentit me zjarr në Barcelonë

Një foshnje dhe një fëmijë trevjeçar ishin në mesin e katër personave që humbën jetën mëngjesin e së martës në një zjarr që pasoi te një ish-degë bankare në qendër të Barcelonës, tha brigade e zjarrfikësve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, viktimat janë “dy të rritur, një foshnjë dhe një fëmijë trevjeç”, tha për shtypin Angel Lopez, përgjegjës për operacionin për brigadën e zjarrfikësve, duke shtuar se zjarri tani ishte shuar.

Lokalet, ku zjarri shpërtheu rreth orës 06:00, “është një ish-degë e bankës” në sheshin Tetuan, shtoi zjarrfikësi, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për viktimat.

Katër persona të tjerë që jetonin në ndërtesë arritën t’i shpëtonin flakëve dhe u gjetën në një oborr nga brigada e zjarrfikësve, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version