Site icon Telegrafi

“Një foshnje apo ushqimi i tepërt?”, Dafina Zeqiri ngrit dyshimet për shtatzëni pasi tregon barkun e plotë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që shijoi në Turqi, gjatë pushimeve me të dashurin.

E pas pushimeve, ajo ka bërë së fundmi një tjetër postim, me të cilin i ka befasuar fansat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka shfaqur barkun e saj të plotë në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emojive ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.

Kjo i ka konfuzuar fansat e saj nëse Dafina mund të jetë shtatzënë, pasi ajo ka tash e sa kohë që është në lidhje serioze me DJ Geek.

Sido që të jetë Dafina e ka lënë gjithçka në bazat e hipotezës, ndonëse një lëshim i tillë i barkut mund të jetë edhe për shkak të mos-kujdesit në ushqim.

Dafina përndryshe deri më tani është shquar për linja atraktive trupore dhe ka vënë gjithmonë në dukje se është e pasionuar pas palestrës. /Telegrafi/

Exit mobile version