Telegrafi

Një formacion me lojtarë të njohur, por që te Real Madridi dolën të jenë ‘dështakë’

Real Madrid njihet si klub që bën blerje të mëdha, ku shpesh herë mbledhë më të mirë në skuadër.

Por ka edhe nga ata që në klube tjera janë treguar të suksesshëm, por me mbretërit dolën të jenë dështim.

The Sun ka publikuar në faqen e tyre në Twitter një video me të gjithë blerjet e dështuara të Real Madridit.

Këto blerje The Sun i kanë futur në një formacion.

 

Kiko Casilla është në portë, me portierin që i ka kushtuar 5 milionë funte “Galaktikëve”.

Danilo, një nga lojtarët që i ka kushtuar më shtrenjtë Real Madridit, është në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Samual dhe Woodgate në qendër. Në krahun e majtë, Theo Hernandez.

Në mesfushë janë emra si Illaramendi, Nuri Sahin e Drenthe.

Antonio Cassano dhe Javier Saviola janë në në sulm, së bashku blerjen më të çuditshme të Real Madridit në dekadat e fundit Julien Faubert.

Shumica nga ta gjithë emra të njohur, por që te Real Madrid, nuk ia dolën të ishin të suksesshëm.


Formacioni: Casilla (4.5m), Danilo (28.35m), Woodgate (16.5m), Samuel (22.5m), Theo Hernandez (21.5m), Illaramendi (28.8m), Sahin (9m), Faubert (huazim-1.5m), Drenthe (12.6m), Cassano (4.95m), Saviola (32.31m).


/Telegrafi/