Site icon Telegrafi

Një fitore larg Grand Slam-it historik të 21-të: Rafael Nadal arrin në finalen e madhe të Australian Open

Rafael Nadal qëndroi në rrugën e duhur për titullin rekord të 21-të të Grand Slam-it për meshkuj pasi mposhti Matteo Berrettinin (6-3, 6-2, 3-6, 6-3) në gjysmëfinale e Australian Open.

Nadal ishte dominues gjatë dy seteve të para, duke lëvizur italianin nëpër fushë dhe duke diktuar lojën.

Pasi Nadal kaloi në epërsi 4-0 në setin e dytë, lojtari i shtatë në ranglistë, Berrettini, kishte fituar vetëm një pikë në shërbimin e tij të dytë në 11 përpjekje.

Fitorja e 500-të në fushën e vështirë

Me çatinë e mbyllur në Rod Laver Arena për shkak të shiut të madh dhe lagështisë së lartë në ndërtesë, topi ishte i rëndë dhe i sheshtë, por kjo e ndihmoi Nadalin të dominonte lojën, duke fituar pa shumë vështirësi dy setet e para.

Por, Berrettini u kthye në lojë në setin e tretë duke fituar 6-3 dhe duke dërguar ndeshjen në setin e katërt.

Seti i katërt i takoi përsëri yllit spanjoll, Nadal, i cili triumfoi me rezultat 6-3 për të siguruar finalen e madhe.

Nadal synon të kalojë rekordin e 20-të Grand Slam-eve të Federerit dhe Djokovicit

Nadal është i barabartë me Roger Federer dhe Novak Gjokovic në 20 tituj të mëdhenj në garat ‘single’. Nadal do të luajë me fituesin e gjysmëfinales së mëvonshme mes Daniil Medvedev dhe Stefanos Tsitsipas në finalen e së dielës mbrëma.

Kjo ishte fitorja e 500-të në karrierën e lavdishme të Nadalit në fushën e vështirë në Australian Open.

Nadal humbi rreth gjashtë muaj sezonin e kaluar për shkak të lëndimit dhe ishte jashtëzakonisht emocional pas fitores duke deklaruar se dy setet e para ishin më të mirat e tij në një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version