Një Ferrari klasik i rrënuar që ka mbetur në një garazh për më shumë se 40 vjet do të dalë në ankand në fundjavë – dhe pritet të shitet për më shumë se 80 mijë euro.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ferrari 330 GT 2+2 Seria 1 i rrallë i vitit 1964 është një nga vetëm 36 modelet me timonin në anën e djathtë të ndërtuar dhe importuar në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse 60 vjet më parë.
Ekspertët sugjerojnë se përllogaritja prej mbi 80 mijë euro përfaqëson vlerën e tashme, sepse restaurimi i plotë i saj mund të vlejë mbi tre herë më shumë.
Ky model me timonin e djathtë është një nga modelet më të hershme të prodhuara, me prodhuesin e makinave Maranello që ndërtoi 330 GT 2+2 për vetëm pesë vjet midis 1964 dhe 1968.
Ajo që e bën atë edhe më tërheqës për koleksionistët e mundshëm është se pak kanë mbetur sot.
Makina “e veshur” me pluhur përmban shumicën e komponentëve të saj origjinalë, duke përfshirë motorin V12 me katër litra të montuar në fabrikë, i cili – kur është i ri – jep rreth 295 kuaj fuqi.
Sipas odometrit, makina ka kaluar vetëm më pak se 43,000 milje (rreth 69,000 km) gjatë jetës së saj. /Telegrafi/