Një Ferrari po terrorizon Tiranën, pasi ecën me shpejtësi të madhe në rrugët e kryeqytetit, pritej të sekuestrohej nga ana e policisë.
Makina luksoze kishte parkuar tek “21 Dhjetori-t”, pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi Policia e Shtetit së bashku me një karrotrec, por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin.
Po sipas dëshmitarëve, pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.