Ferrari F40 “unik” kishte kohë “që kërkonte” një pronar të ri dhe kjo sigurisht nuk ishte e vështirë.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fund u shit në ankand për 2,750,000 dollarë.
Makina fantastike u ofrua për shitje dhe ofertat “vërshuan” – dhe kjo ndoshta për shkak të specifikave të saj unike.
Dhe pas “një lufte të madhe” fitoi pjesëmarrësi në ankand që ofroi 2,750,000 dollarë.
Motori V8 i fabrikës me dy turbo prodhon 471 kuaj fuqi, që është shumë për një makinë kaq të lehtë, por falë ekspertëve, fuqia është rritur në 700 kf.
Madje, në “variantin për më të guximshmit” ai mund të arrijë në pothuajse 1000 kf.
Kjo do të thotë se F40 është gjithashtu më i fuqishëm se 296 GTB, i cili përdor një kombinim V6 dhe motor elektrik për të dhënë një total prej 819 kuaj fuqi. /Telegrafi/