Një femër ka informuar se katër persona të maskuar i kanë grabitur një telefon mobil dhe një qese me gjësende ushqimore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 02:56 në fshatin Dubovc, në Vushtrri.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për lëndime.
“Viktima femër kosovare ka informuar se katër persona të maskuar i kanë grabitur një telefon mobil dhe një qese me gjësende ushqimore. Nuk raportohet për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/