Një person duke përdorur një sprej, kishte tentuar të vjedh qaforen e një femre e cila ishte duke u kthyer në banesën e saj, mirëpo nuk kishte arritur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:25 në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësorë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/