Site icon Telegrafi

Një femre në Prishtinë i grabitet çanta derisa ishte duke hyrë në banesë

Foto: Ilustrim

Një femër është grabitur mbrëmë derisa ka qenë duke hyrë në banesën e saj.

Policia bën të ditur se viktimës i është grabitur çanta e krahut, ku kishte disa para të gatshme, transmeton Telegrafi.

“Me 11.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në banesën e saj një person mashkull rreth 30 vjeç nga mbrapa i ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte para të gatshme . Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version