Telegrafi

Një femre në Fushë Kosovë ia grabisin zinxhirin nga qafa

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se një person i panjohur ia ka marr me forcë nga qafa një zinxhir të arit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:40 në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, vlera e zinxhirit të arit është rreth 500 euro.

“Viktima f/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë nga qafa ia ka marrë zinxhirin e arit, me vlerë rreth 500 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/