Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore, nga i cili kanë gjetur vdekjen mbi njëmijë njerëz ndërsa ndërtesat u shembën dhe nxitën një kërkim për të mbijetuar të bllokuar në rrënoja.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.7 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte epiqendrën në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras të hënën.
Dhe siç ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të paktën 912 persona kanë vdekur në Turqi dhe 5,383 të tjerë janë lënduar.
An injured child was rescued alive from rubble in Adana after a 7.4-magnitude earthquake and its aftershocks hit southern Türkiye on February 6, killing at least 76 people and injuring 440 others. pic.twitter.com/mrlgcQOKPG
— TRT World (@trtworld) February 6, 2023
Të paktën 239 vdekje u raportuan gjithashtu në Siri, sipas mediave të regjimit duke cituar ministrinë e shëndetësisë.
Gjithashtu, atje të paktën 147 njerëz u gjetën të vrarë, në zonat e kontrolluara nga rebelët.
A woman was pulled alive from the rubble of a house that was destroyed by a 7.4-magnitude earthquake that struck Türkiye’s southern provinces during the early hours of February 6. pic.twitter.com/tbvL5on4eV
— TRT World (@trtworld) February 6, 2023
Tërmeti në Turqi ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje) dhe u pasua nga disa pasgoditje, duke përfshirë dy me magnitudë 6.6 dhe 6.5 që goditën provincën juglindore të Gaziantepit.
Ndërkohë janë publikuar dy video, në të cilat – në njërën shihet momenti i shpëtimit të një fëmije, ndërsa në tjetrën momenti i shpëtimit të një gruaje. /Telegrafi/