Site icon Telegrafi

Një fëmijë asfiksohet në Prishtinë, merr trajtimin mjekësor në QKUK

Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë informatë se në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë një fëmijë ka humbur ndjenjat për shkak të asfiksionit.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësiti i Biciklistëve i policisë ka reaguar menjëherë dhe me shpejtësi ka arritur në vendin e ngjarjes.

Me të arritur ne vendin e ngjarjes policia ka vërejtur se fëmiut i’u kishte rrotulluar gjuha duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen.

Me shpejtësi nga aty ai është dërguar nga ana e policëve për në shtëpinë e shëndetit në qendër, përderisa me pas është transferuar në QKUK për trajtimin adekuat mjekësor.

Exit mobile version