Një femër është vetëplagosur me armë zjarri të mërkurën në Podujevë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:15, në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim revolja e llojit Ekol Tuna është konfiskuar dhe e njëjta ishte në pronësi të bashkëshortit të viktimës. /Telegrafi/