Telegrafi

Nje femër raporton se është dhunuar nga dy persona në një hotel në Prizren, mjeku thotë të kundërtën

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se është dhunuar nga dy persona në një hotel.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktimës I është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunimit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel  është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/