Një grua kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:30 në rrugën “Reçaku”, në Ferizaj.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“Rr. Reçakut, Ferizaj 22.09.2023 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ofenduar një zyrtare policore e cila ishte duke u marr me një rast. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërkaq, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/