Site icon Telegrafi

Një femër sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dashuri i saj e kishte sulmuar, i cili më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:45, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj te dyshuarin  mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar viktimën dhe më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është inicuar rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version