Të dielën, në ora 10:00, në Prishtinë një femër është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjeton.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/