Site icon Telegrafi

Një femër rrëmbehet dhe dhunohet seksualisht nga tre persona në Obiliq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është dhunuar seksualisht nga tre persona në Obiliq.

Policia bën të ditur se ajo është rrëmbyer dhe me pas është dhunuar, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version