Telegrafi

Një femër plagoset në Prishtinë

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë viktima femër, ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan.

Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/