Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton.
Rasti ka ndodhur në Obiliqi, të enjten në ora 12:30.
“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/