Një femër është plagosur nga disa persona të panjohur me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 15.02.2023, ndërsa është raportuar në polici të premten rreth orës 14:20, në rrugën “Filipa Visnjiqa”.
Po ashtu është bërë e ditur se e plagosur është shtruar në spitalin në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se njësitë policore kanë kontaktuar me viktimës e cila ka treguar se të mërkurën rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë nga disa persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/