Policia e Kosovës njofton se një femër në Prizren ka tentuar ta vetëvritet duke pirë preparate kimike.
Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar ndihma mjekësorë dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.
Në raport thuhet se motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull, ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës.
Nuk raportohet për të arrestuar./Telegrafi/