Telegrafi

Një femër në Prishtinë gjuan me armë zjarri në një aheng familjar, Policia heton rastin  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatbardha Gega” në Prishtinë të premten, në ora 16:25

“E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me  një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet. /Telegrafi/