Telegrafi

Një femër në Prishtinë dhunohet nga ish i dashuri, i dyshuari gjendet në arrati

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se ish i dashuri e ka sulmuar fizikisht dhe e ka dhunuar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në orën 15:00 në Prishtinë.

“Dhunim. Prishtinë, 30.03.2022 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar,  e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore, ndërkaq i dyshuari ende gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/