Një person ka njoftuar se një femër ka dalë nga shtëpia dhe e njëjta është duke bashkëjetuar me një person tjetër .
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe e njëjta është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/