Policia e Kosovës njofton se në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri një femër derisa ishte duke ecur në këmbë ka rënë në një pusetë dhe ka pësuar lëndime trupore.
Dyshohet se kapaku i pusetës ishte i vendosur në mënyrë të parregullt. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/