Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri është një figurë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale nga mijëra shqiptarë.
Megjithatë, edhe ai së fundmi duket se ka rënë pre e keqpërdorimeve që bëhen në internet nga persona dashakeqës me qëllime përfitimi.
Ai ka bërë të ditur se një faqe në rrjetin social Instagram është hapur nër emrin e tij, dhe të njëjtët po i mashtrojnë fansat duke u kërkuara para.
Fotografitë e publikuara me humanistin Eliv Naçi, kanë bërë gjithashtu më shumë fansat të besojnë se faqja në fjalë po kërkon të holla për aktivitete humanitare.
Megjithatë, kjo del të jetë krejt e pavërtetë dhe është vet këngëtari Bejleri që e ka bërë të ditur këtë gjë përmes profilit të tij të verifikuar të Instagramit.
“Kjo adresë nuk është imja! Sapo më sinjalizuan që mashtrojnë duke kërkuar para. Bëjini REPORT ju lutem!”, kanë qenë fjalët e këngëtarit nga Shqipëria.
I njëjti, ështëi njohur për aksionete tij të shumta bamirëse që ndërmerr së bashku me hoxhë Elvis Naçin, por që figura e mirë e tij si artist në këtë rast, ka përfunduar në duart e keqpërdoruesve. /Telegrafi/