Yaazmina Payton u akuzua për shkelje kriminale.
Një fanse e reperit Jay Z është arrestuar pasi ajo iu shmang sigurisë dhe hipi në një fluturim të ‘American Airlines’ për në Los Angeles, në një përpjekje për të parë reperin, shkruan The Independent.
Yaazmina Payton, 23 vjeçare, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago të dielën në mëngjes, pasi ajo hipi në fluturimin për në Los Angeles, sipas Chicago Tribune.
Prokurorët e Qarkut Cook i thanë një gjykatësi të hënën se dikush lajmëroi një agjent biletash kur ata panë zonjën Payton nën litarë në portën e biletave në Terminalin 3.
Pasi ajo nuk ishte në gjendje të dispononte një biletë ose leje bordi, zonja Payton u arrestua dhe u akuzua për shkelje kriminale.
Autoritetet thanë që zonja Payton u ofroi atyre se si ajo arriti t’i shmangej sigurisë, duke thënë se ajo shkoi në një zonë të sigurt ndërsa oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) ishin të shpërqendruar.
Avokatja e Ndihmësit së Shtetit, Jocelyn Schieve i tha gjyqtarit se 23-vjeçarja gjithashtu pranoi të ecte nëpër një tjetër pikë kontrolli sigurie, sipas New York Post.
Zonja Payton tha se ajo i shmangej sigurisë dhe hipi në avionin e American Airlines për në Los Angeles ndërsa donte të shkonte në qytet për të parë reperin Jay Z.
Avokati i caktuar i 23-vjeçares i tha gjyqtarit se ajo ka çrregullim të stresit post-traumatik dhe një çrregullim ankthi.
Një zëdhënës i TSA i tha Tribune në një deklaratë se agjencia ka filluar një hetim mbi incidentin që mund të zgjasë deri në 90 ditë për të përfunduar.
Zëdhënësi Sonny Lorrius i tha gazetës se zonja Payton ishte “kontrolluar me sukses” para se të hynte në zona të sigurta dhe shtoi: “Siguria dhe mbrojtja e të gjithë udhëtarëve janë përparësia jonë kryesore”.
Në një deklaratë, një zëdhënës i American Airlines i tha The Independent: “Fluturimi u nis për në LAX pasi forcat e rendit kontrolluan dhe pastruan avionin për nisje”.
Zonja Payton është ndaluar nga Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare dhe u la e lirë me kusht me një dënim prej 424 eurosh. /Telegrafi/