Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos, më shumë se 620 milje larg nga shpërthimi i vazhdueshëm në lindje të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo, tha se katër persona që vdiqën në qytetin e Mbandaka, kishin rezultuar pozitivë në laboratorin kombëtar në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.
“Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Mbandaka”, tha Longondo në një konferencë për shtyp.
“Shumë shpejt do t’i sigurojmë vaksinat dhe ilaçet në vendet përkatëse”, u shpreh ai.
Përndryshe shpërthimi u konfirmua edhe nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ky shpërthim na kujton se COVID-19 nuk është kërcënimi i vetëm shëndetësor me të cilën po përballen njerëzit”, ka shkruar Ghebreyesus në llogarinë e tij zyrtare në Twitter./Telegrafi/