Telegrafi

Një e treta e amerikanëve nuk do të vaksinohen kundër COVID-19 – zbulohen edhe arsyet

Një e treta e amerikanëve nuk do të vaksinohen kundër COVID-19, tregojnë edhe nga çka frikësohen

Një e treta e amerikanëve pohuan se nuk do të vaksinohen kundër COVID-19 nëse vaksina do të ishte tani në dispozicion, sipas sondazhit të fundit të kryer nga Ipsos MORI për Forumin Ekonomik Botëror.

Rreth 33 për qind e të anketuarve në SHBA thanë se ata “disi nuk pajtohen” ose “absolutisht nuk pajtohen” të vaksinohen nëse do të kishte një vaksinë kundër coronavirusit.

Pak më shumë se dy të tretat thanë se do ta merrnin vaksinën, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.

Këto zbulime nga Ipsos MORI janë kryesisht në përputhje me sondazhet e mëparshme të kryera nga Marist Poll dhe Gallup, të cilat zbuluan se 35 për qind e amerikanëve nuk do të vaksinoheshin kundër coronavirusit nëse vaksina ishte e disponueshme.

Lexo po ashtu Katër kritere të ndryshme - kush duhet të vaksinohet fillimisht kundër COVID-19?

Arsyeja kryesore se pse amerikanët janë kundër vaksinimit është frika nga efektet anësore të mundshme (60 për qind).

Më shumë se një e treta (37 për qind) thanë se nuk besonin se do të ishte efektive, ndërsa një e pesta (20 për qind) thanë se ishin përgjithësisht kundër vaksinimit. /Telegrafi/