Telegrafi

Një e moshuar gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:00.

“Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore”, thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi