Telegrafi

Një e arrestuar në Prizren për braktisje të fëmijës

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se e njëjta ka kryer keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në rrugën “Wesly Clark”, në Prizren.

Sipas raportit të policisë janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim