Site icon Telegrafi

Një e arrestuar në Gjakovë për braktisje të fëmijëve

Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka braktisur fëmijët e saj, djalin njëvjeçar dhe vajzën 12 vjeçare, duke e detyruar këtë të fundit që të kërkojë lëmoshë në rrugë.

Sipas raportit policorë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:40 në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version