Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, u ka uruar fansave të saj të besimit katolik, festën e Krishtlindjeve.
Këtë ajo e bëri përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me një dukje glamuroze e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë krem.
Duke pozuar pranë dhuratave dhe bredhit festiv, Adelina dukej më tërheqëse se kurrë në këtë pozë.
“Urime Krishtlindjet! Diçka e bukur është duke ardhur”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa la në kuriozitet fansat e saj për atë sze çfarë është duke sjell.
Adelina përndryshe ka tash e sa kohë që është më pak aktive në muzikë dhe nuk ka sjell për fansat ndonjë material muzikor.
Ajo është më shumë e angazhuar në telvizion, si prezantuese e emisionit të saj “Tete a Tete”, ku nga java në javë sjell intervista me figura të ndryshme publike. /Telegrafi/