Telegrafi

Me një driblim fantastik dhe një gol të bukur, Edon Zhegrova ia siguron fitoren Baselit ndaj Steauas

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova ka dhuruar një paraqitje brilante me fanellën e zviceranëve të Baselit.

Baseli ka arritur të fitojë një miqësore luksi të zhvilluar ndaj klubit të madh rumun, Steaua Buchurest, me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë përballje për klubin e madh zviceran u shënua nga ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova arriti të shënojë një gol të bukur në fund të ndeshjes apo më saktë në minutën e 85-të.

Ky gol i prishtinasit erdhi pas një aksioni individual të pasuar me një driblimi të bukur në zonë ndaj një kundërshtar dhe gol të lehtë.

Kjo paraqitje e Zhegrovës vjen në vazhdën e paraqitjeve të mira që pati në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/