Kopshti zoologjik Chester në Angli ka njoftuar lindjen e një dreri të rrallë, me pika Filipine, i quajtur Lyra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dreri lindi si pjesë e një programi të shumimit, që u krijua me kërkesë të qeverisë së Filipineve. Vetëm 700 drerë me pika Filipine kanë mbetur në natyrë, duke i bërë një specie të rrezikuar.
Lyra u emërua pas një plejade. Nëna e saj quhet Nova dhe babai i saj Cosmos.
Kopshti zoologjik ngarkoi në Twitter një video të drerit duke eksploruar rrethinën.
Drerët me njolla filipinase janë zhdukur në disa ishuj të Filipines për shkak të gjuetisë, shpyllëzimit dhe pastrimit të pyjeve. Ata tani mund të gjenden vetëm në ishujt Panay dhe Negros. /Telegrafi/
? SUPER RARE DEER BORN! ?
We’re celebrating the birth of Lyra – a tiny Philippine spotted deer.
Only 700 remain in the wild ❌ so here’s how we’re helping to prevent their extinction with conservation friends at the @Talarak_TFI ?
Full story ⬇️https://t.co/5SY3S26iMY pic.twitter.com/wbeKqiJv90
— Chester Zoo (@chesterzoo) March 22, 2022