Teuta Krasniqi është një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar. Jo vetëm për rolet e saj apo prodhimet televizive që sjell, por sidomos për anën personale.
Pavarësisht se është gjithmonë në “llupën” e gazetarëve e përflitet shumë, aktorja Teuta Krasniqi nuk e ka mbyllur derën asnjëherë emisioneve.
Këtë të premte, Teuta do të rrëfehet përballë Artan Telakut në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ku nga video promovuese e episodit shihet se artistja ka hapur të gjithë kapitujt e jetës së saj.
Nuk kalon pa e u përmendur edhe dëshira për të shtuar familjen me një djalë.
I gjithë rrëfimi i Teutës do të transmetohet të premten në ora 20:30.