Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Robert Berisha, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij me bukuroshen Laureta Maqedonci.
Dyshja kanë kaluar disa pushime së bashku në lokacione të ndryshme, ku një ditë më parë i njoftuan fansat se ndodhen në Tulum të Meksikës.
Ishte Berisha ai i cili publikoi një video të dyshes, ku ata shiheshin duke kaluar momente të mira së bashku.
Vetëm një ditë më pas, Telegrafi ka fotografuar çiftin e estradës, duke kaluar pushime së bashku në Ulqin.
Ata janë parë në lokacionin e ashtuquajtur ‘Plazhi i Madh’ në qytetin shqiptar, ku mund të shihen duke u endur në plazh së bashku, të harmonizuar dhe me shumë kimi mes njëri-tjetrit.
Çifti e bën publike lidhjen e tyre këtë vit dhe tashmë janë jo të rralla rastet kur publikojnë fotografi dhe video të përbashkëta në rrjetet sociale. /Telegrafi/