Site icon Telegrafi

Një ditë pas zgjedhjeve, Kurti e viziton Mikullovcin

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vizituar ish-deputetin e kësaj partie, Adem Mikullovcin.

Mikullovci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar disa fotografi nga takimi, transmeton Telegrafi.

“Në ditën e parë të fitores së madhe në zgjedhje, Kryeministri i ardhshëm i Republikës, zotëri Albin Kurti vizitoi ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotografive.

Kujtojmë se Adem Mikullovci nuk ka qenë pjesë e listës zgjedhore të VV-së, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje radhitet partia e parë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/

 

Exit mobile version