Telegrafi

Një ditë pas vizitës së Bidenit, Rishi Sunak arrin në Izrael – takohet me liderin Benjamin Netanyahun

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka arritur para pak çastesh në Izrael.

Siç raporton Sky News, Sunak pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, transmeton Telegrafi

Bett Rigby, redaktore e politikës në televizionin britanik, ka njoftuar se zyrtarët e qeverisë në Londër po paralajmërojnë se nuk duhet pritur mrekulli nga kjo vizitë e Sunakut.

E kreu i qeverisë britanik arritur në Izrael, një ditë pasi të njëjtën gjë e bëri presidenti amerikan Joe Biden.

Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se ka eskaluar konflikti me Hezbollahun

Me të arritur në Izrael, Biden mbajti një konferencë të përbashkët për media me Netanyahun, ku folën për bombardimin e spitalit në Gazë, duke akuzuar “një ekip tjetër” për sulmin.

Sunak do të qëndrojë në rajon për dy ditë, kurse ekipi i tij nuk deshi të zbulojë para gazetarëve se cila janë vendet tjera që do të mund t’i vizitonte përveç Izraelit. /Telegrafi/