Site icon Telegrafi

Një ditë pas finalizimit të divorcit nga Kim, Kanye West shihet në gjendje të zymtë në Los Angeles

Kanye West është fotografuar për herë të parë që kur ish-gruaja Kim Kardashian u shpall ‘legalisht beqare’.

22-herë fituesi i çmimeve ‘Grammy’ – i cili së fundmi ndryshoi emrin e tij në ‘Ye’ – u pa në një kafene në Miami të mërkurën pasi u raportua se divorci i tij nga ish-gruaja Kim u finalizua, shkruan DailyMail.

Kanye, 44 vjeç dhe Kim Kardashian, 41-vjeçare – u bënë zyrtarisht beqarë pas një seance gjyqësore virtuale të mbajtur të martën përmes ‘Zoom’ – thuhet sipas tabloidit TMZ.

Çifti i njohur më parë si ‘Kimye’ ka të ngjarë të ketë një marrëveshje ‘joformale’ të kujdestarisë për katër fëmijët e tyre – vajzën North, tetë vjeçe; djalin Saint, gjashtë vjeç; vajzën Chicago, katër vjeçe dhe djali Psalm, dy vjeç.

“Kim do të jetë baza e familjes në shtëpi dhe Kanye mund t’i shohë katër fëmijët e tij pothuajse sa herë që ai dëshiron”, tha një burim për TMZ të enjten.

Sado i vështirë që ka qenë divorci, çështjet e kujdestarisë në pjesën më të madhe janë trajtuar në mënyrë paqësore. Sa herë që Kanye është në Los Angeles dhe dëshiron të shohë fëmijët, Kim do të ia mundësojë. Ata gjithmonë mund të kthehen në gjykatë nëse gjërat nuk shkojnë mirë, por tani për tani gjërat kanë qenë paqësore.

Ndërkohë, reperi i cili fitoi 250 milionë dollarë në vitin 2021 – mori një moment për të diskutuar performancën e tij në “Donda 2” me dy fansa të quajtur Sasha dhe Esther.

Ai kishte veshur rroba të markës “Balenciaga” – kapuç gri, pantallona sportive të zeza dhe çorape ‘World Food Programme’ që kushtojnë rreth 125 dollarë.

Kim dhe Ye – të cilët kanë një seancë dëgjimore në konferencë për statusin më 5 gusht – fillimisht u martuan në vitin 2014 pas dy vitesh lidhje dhe dy divorcet e saj nga ylli i NBA-së, Kris Humphries dhe producenti muzikor Damon Thomas.

“Kardashian është në ankth për të ardhmen, por është shumë shpresëdhënëse”, tha një burim i brendshëm për E! News të mërkurën.

“Ajo shpreson se pjesa tjetër e procesit të divorcit do të jetë miqësore për hir të fëmijëve dhe ajo dhe Kanye do të jenë në gjendje ta kalojnë atë në mënyrë paqësore”, tha burimi.

I njëjti shtoi: “Kim po ndjen një ndjenjë të madhe lehtësimi tani që ajo është shpallur ligjërisht beqare. Ajo është shumë e lumtur dhe ndjen se është një hap më afër rikthimit të pavarësisë së saj dhe aftësisë për të ecur përpara në jetën e saj”.

Megjithatë, ylli i hip-hop-it i lindur në Atlanta publiko një klip të mërkurën, në të cilin shfaqej duke “varrosur” figurativisht të dashurin e ti të Kimit, Pete Davidson.

Kim është në lidhje me komedianin 28-vjeçar që nga njohja e tyre në tetorin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version