Telegrafi

Një ditë pas festës, Dafina Zeqiri publikon imazhe provokuese në krah të DJ Geek: Çdo ditë është një Shën Valentin

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa herë pas here ndan me fansat diçka edhe nga jeta emotive e saj.

Së fundmi, këngëtarja me rastin e festës së Shën Valentinit, vendosi që një ditë më pas të publikojë disa imazhe me të dashurin e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

E veshur me një fustan të bardhë me dekolte të hapur, duke pozuar pranë DJ Geek-ut, i cili mund të shihet mjaft elegant i veshur në të zeza.

“Qëndroni pak për Shën Valentin, çdo ditë është një Shën Valentin”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift.

Dafina përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram