Site icon Telegrafi

Një ditë para fillimit të turneut “Future Nostalgia”, Dua Lipa: Mezi po pres

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa nesër (9 shkurt) nis turneun botëror “Future Nostalgia”.

Koncerti i parë i turneut do të mbahet në Miami, atje ku 26-vjeçarja po qëndron prej ditësh ku edhe ka shijuar disa ditë pushimi duke u relaksuar në plazh.

Kur ka mbetur edhe një ditë para fillimit të turneut, Dua përmes disa imazheve ka treguar se është e lumtur dhe mezi pret të takohet me fansat.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Koncerti në Miami nesër, nata e parë e turneut Future Nostalgia, mezi po pres të iu shoh”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotove që ndau me miliona fansa në Instagram.

Në fotografit e publikuara, Dua solli pamje nga ditët e fundit, të cilat i kaloi duke u argëtuar me shoqërinë e saj në ahengje të ndryshme, ndërsa shihet në formë të mrekullueshme.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” do të mbaj koncerte në qytete të ndryshme të botës deri në fillim të korrikut, kur do të marrë disa javë pushim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ndërkaq, javë më parë Dua dha dhënë fund romancës së saj me modelin, Anëar Hadid.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndarja e tyre thuhet se erdhi për shkak të orareve të ngjeshura dhe angazhimeve profesionale të dyshes. /Telegrafi/

Exit mobile version