Site icon Telegrafi

Një ditë, një milion klikime për këngën e re të Melindës

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda Ademi dje (e hënë) lansoi këngën e re të titulluar “Qa din ti”, të cilën e kompletoi edhe nga ana vizuale.

Projekti, i cili kishte një sërë skenash atraktive, u prit mirë mjaft mirë nga publiku dhe admiruesit e 25 vjeçares.

Kjo këngë për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Suksesit i është gëzuar edhe vet këngëtarja, e cila ka ndarë lajmin me fansat në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Gjira ‘sulmon’ Melindën për këngën e re: Në mars i ka vdekur nëna, e në maj lanson këngë duke u ‘dridhur’

“Një ditë, një milion shikime në YouTube. Shumë faleminderit për përkrahjen, shkojmë për dy milionë. Cila pjesë iu ka pëlqyer më së shumti”, ka shkruar ajo.

Ademi është rikthyer pas një kohe të gjatë në skenë dhe ky njëherësh është projekti i parë për 2021.

Lidhur me këngën, ‘sulmet’ nuk munguan as nga repere të tjera përfshirë këtu Gjirën. /Telegrafi/

Exit mobile version